Tensioni me ambasadoren, Rama: Ka dy skenarë për Ilir Metën

Kryeministri Rama ndërhyri në përplasjen e hapur mes Presidentit Ilir Meta dhe ambasadores amerikane Yuri Kim.
Ai tha se pas kësaj Meta duhet të largohet vetë ose duhet shkarkuar.

“Ka dy skenarë, i pari është që Ilir Meta që përbetohet se është burrë, të japë dorëheqjen dhe të largohet vetë. Skenari tjetër është që ne të nisim procedurën për shkarkimin e Ilir Metës me Parlamentin tjetër. Për arsyen e gjithë degjenerimit që i ka bërë institucionit të Presidentit. Ka kaq shumë fakte, sa frika e vetme është se çdokush që nuk e ka ndjekur këtë proces, do të mendojë se është çështje e spitalit neuropsikiatrik dhe jo e politikës. Po flasim për nxitje për dhunë, për sjellje brutale”, tha Rama.

Partia Socialiste ndërmori pak kohë më parë një iniciativë për shkarkimin e Metës me pretekstin se anuloi datën e zgjedhjeve lokale të vitit 2019, një dekret që PS e shpërfilli. Por me gjithë përbetimet e Ramës për ta larguar atë, socialistët u tërhoqën në fund, pasi Komisioni i Venecias rekomandoi se vendimi i Presidentit nuk përbënte shkak për shkarkim. /Zoom.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement