Rama tenton të ironizojë PD-në, por ndjekësit i vërsulen për të pastrehun që ai përdori në foto: Si mund të tallesh me popullin tënd?

Kryeministri në detyrë, Edi Rama nëpërmjet një statusi mbrëmjen e djeshme ka ironizuar një person të pastreh i cili ka qenë duke fjetur gjumë në stola.

Ai ka publikuar foton dhe ka shkruar mbi të: Gjumë të ëmbël dhe flasim kur të zgjoheni të hënën nga dreka, raporton Zoom.al

Rama ka tentuar që të ironizojë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, por kjo i është kthyer në bumerang, ku komentuesit e kanë kryqëzuar.

Një nga komentet ishte:

Turp të ju vijë që ironizoni një njeri që ndoshta nuk ka strehë, ose ju politikanët zhgrapës e latë pa strehë. Një burrë i vjetër që fle në stola dhe një kryeministër cinik që ofendon çdo gjë që gjen përpara. Turp, talleni me mjerimin, ju që e shkaktuat atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement