Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Arbenita dhe Fero bëhen prindër për herë të parë

Arbenita dhe Fero janë zyrtarisht prindër!

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fund dhe në mëngjesin e sotëm Arbenita ka sjellë në jetë një vajzë. Ajo ka publikuar një foto në Instagram menjëherë pas lindjes, ku shihet duke mbajtur në krahë vogëlushen. Imazhin e saj ajo e ka mbuluar me figurën e një zemre, për të rujatur privatësinë e vajzës së porsalindur.

 

24.04”, ka shkruarArbenita përkrah fotos, duke zbuluar kështu ditën e ardhjes në jetë të vajzës.

Modelja nuk ka treguar të tjera detaje, si për shembull emri i vajzës apo si shkoi lindja për të. Vetëm pak ditë para se vogëlushja të vinte në jetë, Arbenita dhe Fero rrëfyen ndjesitë e tyre të para si prindër. Fero tregoi se në fillim nuk e kishte besuar lajmin e shtatzënisë së Arbenitës, por me kalimin e kohës është mësuar me këtë fakt. Ndërsa Arbenita tha se në fillim të shtatzënisë kishte pak komplikacione si gjithë gratë, por më pas gjithçka kaloi.

“Po e kaloj shumë mirë si periudhë. Në fillim kam pasur pak komplikime me të vjellat, kam humbur pak peshë, por në trisemestrin e tretë gjithçka është në rregull, tashmë po presim vetëm të vijë dita. Është shumë ndjenjë e veçantë, por dua të përjetojë atë momentin kur të lindë dhe ta kem në krahë se ai është moment i paharruar në jetë”, tha modelja.

Sa i përket të ardhmes së tyre, Fero tha se ai ka dëshirë të jetojë në Kosovë, por Gjermania është një vend më i sigurt për të qëndruar, sidomos për vajzën.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement