Lajmi i fundit/ Arrestohen 5 militantë të Partisë Demokratike në Burrel. Kreshnik Collaku: Dyshohet se po blihen vota me makinat e policisë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Kreshnik Çollaku nëpërmjet një video live ka bërë me dije se policia ka arrestuar 5 persona në fshatin Karicë.

Sipas Çollakut ata kanë qenë duke qëndruar në oborrin e shtëpisë dhe në momentin që kanë parë lëvizje makinash kanë dalë për të parë.

Makinat kanë qenë me targa të policisë dhe të zyrtarëve të bashkisë Burrel. Kandidati gjithashtu shprehet se dyshohet se mund të bëhet fjalë për një tentativë për blerje votash, apo kërcënim, shkruan Maska.al

Karica njihet gjerësisht si një zonë që është bastion it ë djathtës në Burrel.

Ai shprehet se ka njoftuar edhe përfaqësuesit e OSBE/ODHIR, të cilët janë duke mbërritur pranë komisariatit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement