Klipi i ri i nxorri zbuluar, Atdheu ngacmon Melisën për lidhjen me Andin

Melisa Lleshi po vjen me një projekt të ri muzikor, të cilin ka ditë që po e paralajmëron në rrjete sociale. Së fundmi, ajo ka shuar kuriozitetin e ndjekësve dhe ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga klipi i këngës që mban titullin “Leje”, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Irkenc Hyka.

Në videokilpin e këngës Melisa shfaqet në një zyrë dhe ajo që mori gjithë vëmendjen tonë ishte detaji që shfaqet  në sekondat e fundit. Vihet re se dora që shfaqet në klip është e Andit pasi krahasur me fotot e vjetra të tij, kuptohet mjaft qartë se është e njëjta orë tek dora e majtë, si dhe byzylyku dhe unazat tek dora e djathtë.

Ndërkohë në lidhje me këtë detaj ka hedhur së fundmi edhe Atdheu disa ngacmime për Melisën. Atdheu ka publikuar në Instagram videon e shkurtër të këngës së Melisës dhe përkrah saj ka shkruar:

“Ma ke borxh një unazë si ajo e atij çunit në video”, që kuptohet se i referohet Andit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement