Doli në lajme që është kapur në flagrancë duke blerë vota, reagon kandidatja e LSI-së:  Do të bëj denoncim për shpifje

Ditën e sotme në mediat shqiptare ka qarkulluar një lajm që kandidatja për deputete në radhët e LSI-së, Mimoza Trimi është kapur në flagrancë duke blerë vota.

Ajo ka reaguar me anë të një statusi në “Facebook”, duke përgënjeshtruar lajmin.

Trimi shkruan:

PËRGËNJESHTROJ ABSOLUTISHT KETE LAJM TE PAVËRTETË! Do te merren organet kompetente për këtë Shpifje dhe unë që sonte do bëj Denoncim dhe jam gati të përballem me këdo që ka nxjerrë këtë lajm te pavërtete!Te nxjerri faktet kushdo që pretendon që unë Mimoza Trimi kam bërë këtë veprim!Dua video fakte SEPSE NUK LEJOJ ASKËND TË MË PRISHË IMAZHIN SEPSE NDJEJNË HUMBJEN!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement