Tha se do vrisnin njerëzit që preknin vota, procedohet penalisht Xhelal Mziu

Kandidati për deputet i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu është proceduar penalisht pas deklaratës shokuese, ku u bënte thirrje qytetarëve që çdo person të dyshimtë sa i takon blerjes së votave, ta raportonin te grupet e posaçme që PD-ja ka ngritur dhe do ta pësonin njëlloj si ai në Elbasan, duke iu referuar kështu ngjarjes së rëndë, në të cilën humbi jetën Pjerin Xhuvani.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet  i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.

Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e  bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e  grupeve të gatshme me pretendimin  e mbrojtjes së votës.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement