Rama nuk njeh limite, përdor edhe djalin e tij të vogël për fushatë

Në mbyllje të mitingut të fundit të fushatës në Vlorë, kryeministri rezervoi edhe një surprizë për të pranishmit.

Gjatë gjithë kohës kamera kapte vetëm Edi Ramën në skenë, ndërsa kandidatët e tjerë të qarkut as nuk dukeshin fare, por përveç vetes ai hipi në podium edhe krejt familjen e tij, Lindën, Zahon, Rean dhe Gregun.

Vetë Rama tregoi se djali i pleqërisë e donte shumë Vlorën dhe sa herë i kërkonin të bënte detyrat, ai vinte si kusht ta çonin në vilën qeveritare të Vlorës, përballë Sazanit.

Ndonëse nuk dihet se ç’motiv mund të gjejë Zaho për të bërë mësimet në ËAT pas 25 prillit, tani për tani, prindërit vendosën që ai t’i fliste vetë popullit nga tribuna. “Unë e dua Vlorën” thërriti fëmija 7-vjeçar, i veshur me një kasketë me numrin 12.

Edi Rama shpesh është ankuar se kundërshtarët i kanë përdorur familjen për qëllime të ulëta politike.

Edhe në daljen e fundit në “Opinion”, ai bëri viktimën duke replikuar se ç’kusur ka biri i tij të dëgjojë thirrjet “Rama ik” të protestuesve të LSI-së.

Por sa herë i është dhënë mundësia ai e ka përdorur familjen për shkak të zgjedhjeve. Edhe djalin tjetër Gregun për herë të parë e ka prezantuar në publik ditën që po votohej si kryebashkiak.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement