Do ta dallonit që është ajo? Fotot e vjetra të Ledjanës para se ta njihnit nga “Për’puthen”

Ledjana Prenga ose siç të gjithë e njohin, ‘Ledi-anaaa’, është një nga vajzat e emisionit “Për’puthen” që duket se do ta finalizojë këtë rrugëtim së bashku me Mevlanin.

Që në fillimet e tyre, ata kanë shfaqur pëlqim për njëri-tjetrin, ndaj do të dalin “të përputhur” nga ky emision.

Ledjana është kthyer në një personazh të njohur e tepër të komentuar nga publiku shqiptar, mirëpo, do ta njihnit para famës?

Më poshtë do të gjeni disa foto të konkurrentes para se të bëhej e njohur, ku duket në fakt ndryshe nga sot.

  

Kujtojmë se deklarata e Ledjanës dhe Mevlanit për njëri-tjetrin ka ardhur pas 8 muajsh që ata kanë qenë pjesë e programit. Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement