Ndryshojnë rregullat për fluturimet drejt Italisë

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit njofton pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë se ka ndryshuar rregulli për tamponin e koronavirusit.

Aeroporti thekson se sipas njoftimit të autoriteteve shtetërore Italiane, prej 22 Prillit deri më 30 Prill, pasagjerët që udhëtojnë për në Itali, duhet të paraqesin tamponin negativ të COVID të 48 orëve të fundit ose testin antigen.

Kërkohet me rigorozitet që rezultati i testit të jetë në italisht apo anglisht nga subjektet mjekësore të certifikuara për këtë test. Karantinimi i detyruar vazhdon, edhe nëse testi është negativ.

Ndër të tjera në njoftim shkruhet se pasagjerët përpara çdo udhëtimi duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës duke respektuar protokollet e higjienës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement