Ndaloi makinën me ushqime dhe u konfliktua me shoferin/ Procedohet ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha

Ish-drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, Florenc Hoxha është proceduar penalisht nga Policia, pasi akuzohet se ka qenë pjesë e një konflikti me një shtetas tjetër në zonën e Vaqarrit në Tiranë, mesditën e djeshme.

Hoxha raportohet se është konfliktuar me shtetasin Bledar Goga, i cili kishte një makinë me ushqime dhe do ti shpërndante për banorët e zonës.

Hoxha i ka bllokuar fillimisht rrugën me makinë shtetasit Goga, dhe më pas dyshohet se janë zënë me grushta me njëri tjetrin. Pas ngjarjes Goga ka braktisur mjetin me ushqime, të cilat më pas sipas kandidatit për deputet Belind Këlliçi, u fshehën pranë komisariatit numër 6 në Tiranë. Nga Policia nuk u dha asnjë njoftim zyrtar për ngjarjen.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement