“Ja ku janë lekët“! Nisin të numërohen paratë brenda në makinë që do blinin vota për PS

Para disa minutash mbështetësit e Partisë Demokratike kanë ndaluar një makinë në Maqellarë të Dibrës, teksa dyshohet se personat brenda saj jepnin para në këmbim të votave.

 

Makina kishte brenda saj dy të rinj, që mendohet se kanë qenë në lëvizje për të shpërndarë lekë në prag të zgjedhjeve të 25 prillit. Mësohet se bëhet fjalë për dy punonjësit e Bashkisë së Bulqizës, Denis Gjoli dhe Albjon Ceku.

 

Ata kanë dalë nga makina pas presionit të përfaqësuesve të PD-së. Në videot e shpërndara gjerësisht në rrejtët sociale, qytetarët dëgjohen të thonë: “Ja ku janë lekët“.

https://www.facebook.com/watch/live/?v=289590012792104&ref=watch_permalink

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement