Ftesa për Bashën/ Rama: Nuk do të thotë që të marrë poste në qeveri

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me ftesën e bashkëpunimit e bërë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Rama tha në emisionin “Opinion” se ftesa për bashkëpunim nuk do të thotë që dhe opozita do të marrë poste në qeveris. ai tha se qeveria dhe opozita duhet të krijojë frymë bashkëpunimi për të bashkuar forcat në reformat e rëndësishme të vendit.

Shpresoj që PD do të reflektoj më në fund lidhur me vetveten e të kuptoj që biem ti biem në një vrimë dhe nga vrima del dhe gryka e pushkës vret dhe njerëz, nuk të çon asgjëkund jo më në pushtet. Do te jetë hapur për të ndërtuar një proces bashkëpunimi. Bashkëqeverisja mes qeverisë dhe opozitës nuk do të thotë të dyja palët në qeveri. Por të ndërtohet një frymë bashkëpunimi, shqiptarëve duhet tu japim arsye të energjizohen me gjëra që bëjmë, e jo tu japim arsye që të thonë mbyll televizorin. Pastaj vendosen piketat se ku duhet të vendosim forcat bashkë për reformat në funksion të shtetit”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement