Vrasja në Elbasan/ viktima ish-zyrtar, i përfshirë në incidentin e 14 Marsit

Pjerin Xhuvani është ekzekutuar me armë zjarri në Elbasan këtë të Mërkurë.

Nga të dhënat e para, raportohet se Xhuvani dyshohet se është ekzekutuar teksa ka qenë duke lëvizur me një automjet, ndaj së cilës është qëlluar me armë zjarri. Dy personat e tjerë që kanë qenë me të në makinë kanë mbetur të plagosur.

Raportime mediatike të pakonfirmuara ende nga policia thonë se autori është një ish-efektiv policie.

Pjerin Xhuvani është përmendur nga Partia Demokratike si pjesë e grupit të simpatizantëve të PS, që u përplasën me ata të PD-së.

Pjerin Xhuvani ka qenë ish kreun i Fondit të Kujdesit shëndetësor për Tiranën, arrestuar në vitin 2015, pas skandalit me rimbursimin e barnave.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement