“Qytetarët njoftuan policinë për tre furgona me njerëz të armatosur”/ Artan Hoxha tregon si u arratis vrasësi I Xhuvanit në Tiranë, I shkoi komandantit në zyrë

 

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Elbasan, ku pas shkëmbimit të zjarrit mbeti i vrarë eksponenti i PS, Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Në studion e Radar Informativ, Hoxha tha se policia është njoftuar nga qytetarët dhe jo nga shtabet politike se në zonë po lëviznin tre furgonë me njerëz të armatosur dhe nuk dihej nëse ishin civilë, policë apo të tjerë.

Gazetari shpjegon më tej se këta persona kanë ndaluar Benz-in ML dhe e kanë bllokuar me pretendimin se në mjet mund të kishte elementë si karta identiteti. Në këto momente janë njoftuar mbështetësit e tjerë të PS.

E para në vendngjarje ka ardhur policia, kanë qenë rreth 15 efektivë, mes tyre edhe dy nëndrejtorë. Më pas kanë mbërritur mbështetësit e tjerë të PS. Sipas Hoxhës, Pjerin Xhuvani ka ardhur me një mjet tjetër dhe jo të tijin. Gazetari thotë se gjatë përleshjes është qëlluar me dy armë dhe shton se ende nuk është sqaruar kush e nisi përplasjen.

“Është ngjarje me dinamikë ende të pazbardhur me detaje. Ka qenë një numër shumë i madh njerëzish të përfshirë. Dhe zoti ka dashur vetëm katër të plagosur. Vuksani ka marrë pjesën në arrestime që nuk guxonte kush ti bënte, viktima ishte një mjek psikiatër. Sot në orët e para të paradites, policia është njoftuar nga qytetarë jo nga shtabe politike për tre furgona që qarkullonin në lagje të Elbasanit me njerëz që ishin të armatosur. Ky është një nga tre furgonat që është sekuestruar. Nuk e dinin nëse ka të bëjë me policinë apo civilë. Kjo foto është bërë dikur rreth orës 13:00 dhe i ka shkuar policisë. Në Elbasan ka një marrëveshje të fshehtë mes PS dhe PD, por sot u prish për herë të dytë. Në mjetin që ka ndodhur ngjarja është ndaluar benzi ML.

Ky është mjeti i një militanti të PS që ka një lokal afër ngjarjes. Është ndaluar nga ky grupi i personave. Këta i kanë kërkuar që mund të kishte elementë, dhe e kanë bllokuar. Në këto momente janë njoftuar edhe mbështetësit e tjerë e PS dhe ndërkohë është njoftuar edhe Policia. Këta kanë ardhur pak para se të vinin mbështetësit e tjerë të PS. Policia ka gjetur këtë situatë, makina e ndaluar dhe ndërkohë vijë mbështetësit e PS me dy makina. Dalin nga makina dhe afrohen, viktima nuk ka qenë me makinën e vet. shtëpia e tij është 200 metra larg ngjarjes. Ata kanë ardhur për të ndihmuar krahun e  tyre. Ka qenë në makinën e  dikujt tjetër. nga hetimi rezulton se aty kanë qëlluar dy pistoleta. Në vend ngjarje ka gjetur vdekjen Xhuvani. Duhet sqaruar kush e nisi. U njoftua se kanë dalë tre furgona në qytet dhe krahu tjetër thoshte kush janë këta. Në momentin e përplasjes, kanë qëlluar dy armë, mes armëve që kanë qëlluar njëra ka shkaktuar vdekjen e mjekut. Janë plagosur katër persona, mes tyre dy mbështetës të PD. Kemi tre palë të dëmtuara,viktima dhe dhëndri, dy nga PD dhe policia,” ka thënë gazetari.

Më tej, Artan Hoxha rrëfeu të gjithë lëvizjen e autorit të dyshuar të ngjarjes Arbër Papleka, nga momenti i ekzekutimit të Xhuvanit dhe deri te largimi nga Elbasani për në zyrën e komandantit të RENEA-s në Tiranë duke u dorëzuar vetë. Gjithashtu Hoxha zbuloi edhe karrierën e pasur të Paplekës nga Afganistani deri edhe pjesë e stafit të sigurisë së ambasadës amerikane në Tiranë, pak muaj më parë.

“Arbër Papleka ka qenë në Afganistan për të trajnuar policinë afgane. Papleka është nga policët më të mirë që mund të ketë pasur RENEA, 36 vjeç, baba i  4 fëmijëve, me origjinë nga Tropoja, ka qenë shef i njësisë së posaçme në policinë e shtetit në Tiranë, dy herë efektiv i RENEA. Përpara se të shkëputej ka qenë për më shumë se dy vite pjesë e grupit të sigurisë, ambasadës amerikane, në 2018 u largua nga RENEA, fitoi konkursin atje, ka pasur përgatitje shumë të mirë, prandaj u përzgjodh nga ambasada amerikane. 3 muaj më parë u largua nga stafi i ambasadës amerikane, ka shërbyer si shoqërues i një biznesmeni në Tiranë.

Para fushatës i është kërkuar të mbështesë këtë grup. Zoti Bardhi nuk ka trupëroja nga garda, por cdo kandidat zgjedh një grup njerëzish. Në Elbasan qarkullonte fjala se Bardhi është ministër i Brendshëm i ardhshëm. Në Elbasan shumica ka mbështetës shumë të fortë dhe ata morën masa, dhe morën këtë ish-pjesëtar policie dhe njerëz si Papleka, pasi janë me armë me leje.

Papleka nuk ka qenë në konfliktin e drejtpërdrejtë, ka pasur një distancë, pak të shkëputur, 1-2 meta, ai qëlloi kur konstatoi një rrezikshmëri të lartë për jetën dhe reagoi në atë formë dhe për shkak të zjarrit të hapur nga Papleka gjeti vdekjen Xhuvani. Në momentin që ka pasur përplasje, nuk rezulton që policia ka qëlluar. Papleka pasi ka qëlluar është larguar në këmbë, pasi e ka ndjekur një makinë edhe në distancë, ka vrapuar. Ai diku 700-800 metra ndaloi një mjet të rastit i drejtoi armën dhe iu mori makinën dhe u largua nga Elbasani.

Kur RENA ka qenë duke shkuar nga Tirana në Elbasan, ai bënte rrugën e kundërt. Papleka ka ardhur nga Elbasani ka shkuar drejt te reparti RENEA ka kërkuar takim me komandantin, ndërkohë nuk dihej që ishte autori. Ka shkuar në zyrën e komandantit të RENEA-s, i ka shkuar në zyrë pa ditur gjë dhe i ka thënë ”unë jam filani, kam qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pash rrezikshmëri të lartë, pasi isha i rrezikuar dhe hapa zjarr.

Arma ime është kjo”. Ai dorëzoi armën pistoletë tip Glock. Armën e ka me leje, por autorizimi është që të qëndrojë në shtëpi. Kur deklaroi këtë dhe i dha disa sqarime, menjëherë komandanti njoftoi drejtorinë e policisë dhe i kërkoi të shkonte ta merrte dhe policia i ka thënë më mirë se ju nuk ka njeri që ta sjellë. I është marrë arma, është prangosur dhe është çuar me pranga në Tiranë. Pra autori nuk është arrestuar, por është dorëzuar” tregoi Artan Hoxha.

Sot në ngjarjen e rëndë në Elbasan katër nga gjashtë personat e përfshirë janë ose punonjës ose ish-oficerë policie. Artan Hoxha kishte një apel për efektivët. “Nuk duhet të pranojë të shkojnë mish për top për një klasë të tillë politike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement