Meta: Nëse Edi Rama merr 71 mandate do t’i jap dhe presidentin

Presidenti i vendit Ilir Meta ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme nga selia, ku foli dhe për ngjarjen e ndodhur në Kavajë, ku sipas tij 3 personat që plagosën zyrtarin e PD-së, janë persona të lidhur me PS-në.

Pjesë nga fjala e Metës:

Shumë mirë bëre që i arrestove 3 rrugaçët e Kavajës, pasi i mbajte për 24 orë me të ngrënë dhe me të pira, pasi më akuzove mua se ngre tensionet. Ishe ti që i dëgove të tre ata horra në Kavajë, ky këtu është Redjan Krrali, së bashku me të tre personat, 2 prej të cilëve janë punonjës të Bashkisë së Kavajës.

Unë nuk kam asnjë lidhje me këta persona, ngjarja ndodhi në mes të Kavajës, nuk e di nëse janë shkarkuar nga detyra këta 2 vagabondët, por kushdo që përfshihet në krime zgjedhor, nuk duhet të ketë më vend në administratën e RSH-së.

Ta kenë të gjithë të qartë këtë. Policia duhet të bëj detyrën, unë do të dërgoj një listë me personat e shpallur në kërkim, nuk dua më jo një pikë gjaku e shqiptarëve të derdhet për zgjedhje, por nuk dua asnjë pikë loti. Nëse Edi Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike, do tia jap unë edhe mandatin e deputetit, ama u prek një votë, të mos gjejë vend ku të futet.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement