Çfarë na panë sytë! Andi pjesë e videoklipit të Melisës, ky detaj i nxorri zbuluar

Melisa Lleshi po vjen me një projekt të ri muzikor, të cilin ka ditë që po e paralajmëron për fansat e saj.

Së fundmi, ajo ka shuar kuriozitetin e ndjekësve dhe ka publikuar një sekuencë të shkurtër nga klipi i këngës që mban titullin “Leje”, në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Irkenc Hyka.

Në videokilpin e këngës Melisa shfaqet në një zyrë dhe ajo që mori gjithë vëmendjen tonë ishte detaji që shfaqet  në sekondat e fundit.

Nuk kaloi pa u vënë re se dora që shfaqet në klip është e Andit pasi krahasur me fotot e vjetra të tij, kuptohet mjaft qartë se është e njëjta orë tek dora e majtë, si dhe byzylyku dhe unazat tek dora e djathtë.

 

Kujtojmë se më herët, Melisa ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëputur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.

Ky gjest ka sjellë menjëherë reagime tek ndjekësit, të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurrentja nuk po e fsheh dot më.

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Melisa dhe Andi janë në një lidhje së bashku dhe ky i fundit s’e mbajti dot veten më gjatë.

Në komente, duke hedhur e pritur batuta me Irkencin dhe një tjetër mik të tyrin, Andi konfirmon me lezet se në fakt bëhet fjalë për të, Megjithatë, për të mos rënë në sy, Andin e quajnë “Astriti”.

“Ai Astriti djalë i mirë”- shkruan Irkenci, ndërsa Andi i përgjigjet:

“Po Festim dhe unë këtë mendim kam.”

Duket se pas zhurmës së madhe në rrjet, Melisa dhe Andi kanë vendosur të mos fshihen më.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement