PD i përgjigjet Ramës për ngjarjen në Kavajë: Të gjitha faktet dëshmojnë se ishin njerëzit e tij

 

Partia Demokratike përmes një deklarate i është përgjigjur Kryeministrit Edi Rama në lidhje me ngjarjen që ndodhi dje ne qytetin e Kavajës. Pasi Rama u shpreh se autori nuk kishte lidhje me PS, në deklaratën e Partisë Demokratike thuhet se faktet e shfaqura tregojnë të kundërtën.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma! Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim. Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet. Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement