Ngjarja në Kavajë, reagon Rama: Autori s’ka lidhje me PS-në

Kryeministri Edi Rama reagoi për plagosjen e sekretarit të PD-së në Kavajë, Bledar Okshtuni. Rama shkruan në “Twitter” se autori i ngjarjes, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, ndërsa shton se edhe plagosja e Okshtunit brenda zyrës elektorale të PD-së në Kavajë nuk ka asnjë motiv politik.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement