Militanti ngre flamurin e PD-së në majë të shtyllës së tensionit të lartë, Xhelal Mziu: Ia vlen të rrezikosh

Një video e postuar në Facebook-un e Xhelal Mziut me qëllim ngritjen peshë të zemrave të përkrahësve të tij do të shndërrohej në një postim që nxiti jo pak komente dhe debat virtual.

Pamjeve të një militanti, i cili shfaqej duke ngritur në shtyllën e tensionit të lartë flamurin e PD-së iu bashkëngjit përshkrimi:

“Për të ngritur të mirën dhe për të rrëzuar të keqen ia vlen të rrezikosh. E keqja do të marrë fund me 25 prill. Të gjithë bashkë do ta ndryshojmë Dibrën, Matin, Bulqizën dhe gjithë Shqipërinë. Shembullin na e jep ky qytetar Matjan”.

Një pjesë e ndjekësve e kanë cilësuar veprimin në fjalë si të gabuar, nisur nga fakti se dicka e tillë rrezikon seriozisht jetën e personit në fjalë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement