Kandidati i PD kërcënohet me jetë nga bandat e Rilindjes në Elbasan

Kandidati i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Lefter Gështenja ka deklaruar ditën e sotme se mbrëmë ka pasur një aksident me kundërshtarët e tij politikë.

Gështenja denoncoi në News 24 se dy fuoristrada me njerëz të Rilindjes e kanë ndjekur deri te dera e shtëpisë. Ai madje ka qenë i shoqëruar me vajzat e stafit dhe ka debatuar me ta.

“Elbasani do të jetë vendimtar në këto zgjedhje. Po ushtrohet presion, për një pjesë e administratë po bëjmë gati kallëzimet penale. Më lejoni të them që mbrëmë kam pasur një incident me njerëz të rilindjes, dy furoistrada që më ndiqnin pranë shtëpisë, me kërcënime dhe fyerje, kërcënim hapur, imagjinoni kur më ndjekin mua. Debatuam ashpër, isha i shoqëruar me vajzat e stafit. Unë për incidentin do të ndjek rrugën ligjore. Një person e kam identifikuar. Kam informacion që një është me precedent penal, por do e lë në dorën e organeve të drejtësisë. Prej ditësh qoftë administrata qendrore dhe vendore po ushtrojnë presion ndaj votuesve, nuk lejojnë që të ketë votim të lirë. Dua t’i bëj thirrje zotit Balla të heqin dorë nga kjo metodë. Ne kemi indicie që po shpërndahen para dhe ndihma. Grupet tona po dokumentojnë të gjithë procesin dhe do të çojmë para drejtësisë të gjithë ata njerëz,” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement