“Fuksa na ulin, fuksa na ngrenë”, zbardhen mesazhet e Veliajt me patronazhistët

Në kulmin e debatit lidhur me rolin e patronazhistëve dhe përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, duke i klasifikuar ata si mbështetës ose jo të Partisë Socialiste, zbardhen mesazhet mes Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe atyre që sot quhen patronazhistë, ndërsa në diktaturë quheshin “fuksa”.

Patronazhistët e Rilindjes duket se ndodhen nën presionin e opinionit publik pas publikimit të databases, ku përveç të dhënave personave të mbi 900 mijë qytetarëve të Tiranës, ndodhen edhe emrat e “fuksave”.

Patronazhistët janë marrë në mbrojtje nga Kryeministri Edi Rama, i cili i ka inkurajuar për punën që ata kryejnë, madje është munduar të minimizojë skandalin e përdorimit të të dhënave, ndërsa SPAK nisi një hetim, i cili duket se nuk do të cënojë aspak ata që kanë për detyrë të mbrojnë të dhënat e qytetarëve, por po godet median dhe gazetarët që publikuan skandalin.

Në anën tjetër edhe Erion Veliaj, me cilësinë e drejtuesit të fushatës së socialistëve në Tiranë, por edhe si Kryebashkiak, ka vendosur t´i inkurajojë patronazhistët, një pjesë e të cilëve punojnë pikërisht në administratën e bashkisë ose në institucionet nën varësinë e Lali Erit.

Mesazhet e mëposhtme tregojnë pikërisht inkurajimin që Veliaj i bën fuksave të Rilindjes, madje duke u shprehur “patronazhistët janë njisha”.

Një prej patronazhisteve shprehet se në lagje i ngrenë dhe i ulin si fuksa, ndërsa Veliaj i përgjigjet “t´ju marrin të keqen”.

Duket se si Rama ashtu edhe Veliaj po i japin suport pikërisht “fuksave” që ndoshta ndjejnë mbi shpatulla presionin e veprimeve të tyre, duke gjurmuar sikunër është shprehur Rama pikërisht votuesit që kanë marrë në patronazh. Një skemë tipike e viteve të diktaturës, edhe pse shumë prej atyre që quhen patronazhistë janë në një moshë të re dhe ndoshta as e kanë idenë që mbi 30 vite më parë do të përbuzeshin as më shumë e as më pak si fuksat apo 80 lekshat.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement