Foto dhe flirtime me Diona Fonën, Jasmina i kthehet keq Andit

 

Ditë më parë këngëtarja Diona Fona publikoi këngën e re, të titulluar “Sheqer”. Konkurrenti i “Përputhen”, Andi Artani është protagonist në klip dhe kjo ka nxitur xhelozinë e Jasminës.

Përgjatë këtyre ditëve si Andi, ashtu dhe Diona kanë ndarë në rrjete sociale foto me njëri-tjetrin, si dhe nuk i kanë kursyer komentet në dukje flirtuese.

Vetëm së fundmi, këngëtarja ka publikuar një foto me Andin dhe në sy ka rënë komenti i konkurrentit.

“Tik tik tik si dinamit”, i ka shkruar ai. Sipas Jasminës, Andi po lë nam me këto gjeste dhe këtë ia ka thënë troç.

“Le nam”, i ka replikuar ajo në koment, mirëpo pa marrë një përgjigje nga Andi.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement