Autobuzi i transportit publik përplaset në murin e Ministrisë së transportit disa të lënduar

Autobusi i linjës së Kopshtit Zoologjik është përplasur me autobusin e linjës së Tiranës së Re mëngjesin e sotëm, duke lënë të plagosur 4 pasagjerë. Aksidenti është regjistruar në orët e para të mëngjesit në qendër të Tiranës.

 Ka qenë parakalimi i gabuar i autobusit të linjës së ‘Kopshtit Zoologjik’, që ka çuar në përplasjen me atë të ‘Tiranës së Re’ dhe më pas ka përfunduar duke u përplasur me murin e Ministrisë së Infrastrukturës. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur lehtë 4 pasagjerë, të cilët udhëtonin në autobusin e linjës së ‘Kopshtit Zoologjik’.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement