Audio-përgjimi/ Skandal në Kadastër, Artan Lame fushatë me legalizimet: 100 mijë ndërtime baras me 200 mijë vota

Një audio-përgjim i një mbledhje të kreut të Kadastrës, Artan Lame, me vartësit e tij tregon se si përdoret procesi i legalizimeve për t’u marrë votat qytetarëve. Përgjimi, që mund të përbëjë provën më të rëndësishme se si luhet me hallet e qytetarëve, është publikuar nga gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Artan Lame dëgjohet duke u thënë vartësve që t’i mbajnë varur 100 mijë familje shqiptare në mbarë vendin, duke i mashtruar për t’u marrë votën. U kërkon të sajojnë justifikime, vetëm që të mos votojnë kundër Partisë Socialiste.

Zoom.al po e publikon të plotë materialin dhe po ashtu edhe komentin e gazetarit Hoxha që e shoqëron atë, me shpresën se SPAK kësaj here do të reagojë duke hetuar në drejtimin e duhur, jo si në rastin e publikimit të listës së patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Fjala e Artan Lames:

Është bërë një takim tek kryeministria para rreth një muaj, për procesin e legalizimeve në vijim. Në këto 320 mijë, objekte që kanë bërë vetëdeklarim pra që janë fizikisht dosje reale, janë mbyllur rreth 150 që do të thotë kanë mbetur edhe 170 të tjera. Në këtë 170 të tjera vetëm 60. Se sapo diskutonim që parë që kjo 60 mijëshe për sa kohë i mbyllim vetëm, rreth 60 mijë bëhen. Të tjerat janë të pa bëshme ose që nuk duhen bërë se janë kriminale që do të thotë që në këtë moment na dalin rreth 100 mijë leje. 100 mijë objekte të cilët ne me vetëdije do të vazhdojmë ti mbajmë se janë njerëz po i the që nuk të bëhet ja hodhe palës tjetër, u bënë mish për top për palën tjetër, pra vazhdojmë të trajtohen do shikohet, do të trajtojmë do ta diskutojmë do të rishohim atë kur të rishihet legjislacioni. Në momentin që ti shkon iu gërmon vetë tani edhe iu thua 100 mijë unë do i s’kualifikoj se nuk ju legalizohen këta i theve në mall për palën tjetër, atëherë u ra dakord në këtë takim që logjika është që ne do të vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë. Pra do vazhdojmë të bëjmë këtë 60 mijëshe dhe do vazhdojmë të mbajmë situatën varur. DSepse mund të ketë ndryshime nesër ligjore sepse do ta rishohim dhe njëherë e kështu me radhe, . Kjo do bëjë shumë nga këta do të thonë më erdhën një herë dhe dy herë pse sma bënë. Të jeni të bidnur që në shumicën e rasteve qëndron kjo arsyeja pra që neve nuk duam ti themi që shtëpia jote nuk legalizohet dhe ti do prishesh. Milloshefiçit ti thoja që ta legalizoj unë ai bëhet me Millosheviçin. Në rregull se ka shtëpinë të jeni të qartë. Kjo nuk përjashton faktin që ne po përgatisim nja 40 mijë objelkte me bashkinë, kryesisht me bashkinë e Tiranës të cilat do ti nxjerrim për s’kualifikim masiv edhe unë po të isha kandidat atje të nesërmen do veja ti thoja që të gjithëve ditën e parë pas zgjedhjeve jeni të legalizuar edhe ikën ata u bënë me ata, natyrisht i intereson si intereson ca është politika ai thotë të shpëtojë shtëpia.”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement