“Të presim në Londër si kryeministër”/ Basha merr mbështetjen e Partisë Konservatore

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Luzim Basha ka marrë mbështetjen e drejtuesve të Partisë Konservatore britanike. Gjatë një bisede online Kryetarja e konservatorëve të kryeministrit Johnson, Amanda Milling, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim  dhe i uroi kryetarit Basha fitoren më 25 prill.

 

Zyrtarët e lartë britanikë i thanë Bashës që e presin në Londër si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë.

“Jam shumë e kënaqur që dëgjoj se bashkëpunimi ynë midis partive tona ka mundësuar marrëdhënie më të mira mes nesh dhe ka patur një impakt pozitiv për vendin tuaj. Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër” – Amanda Milling.

Ndërsa këshilltari bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan tha se është i vetëdijshëm që Shqipëria ka potencial zhvillimi, por që e ka penguar keqmenaxhimi. Ai gjithashtu uroi kreun e opozitës për fitore më 25 prill, në mënyrë që Shqipëria të rimarr orientimin perëndimor.

“Jam shumë i inkurajuar nga optimizmi juaj, sepse u binda edhe vetë herën e fundit që isha në në Tiranë se Shqipëria është një vend me një potencial shumë të madh, i cili thjesht është menaxhuar keq për një kohë të gjatë. Ti e the vërtet shumë bukur. Më lejoni që ta shfrytëzoj këtë moment për t’ju uruar gjithë suksesin e mundshëm. Dhe do të thosha mezi pres të të shoh përsëri në Shqipëri, por edhe më shumë se kaq. Pres me padurim t’ju mirëpresim në Londër si kryeministër i një Shqipërie të lire, me ekonomi të lirë dhe me një orientimin perëndimor. Ndaj për të gjithë ju, forca deri në 25 prill dhe gjithë suksesin e mundshëm” – u shpreh Daniel John Hannan.

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement