Rama del jashtë kontrollit, ashpërson tonet me Ilir Babaramon: Dëgjo këtu ti, nuk erdha për thashetheme

Kryeministri Edi Rama ka dalë jashtë kontrollit mbrëmjen e sotme. i ftuar në “Pesë pyetjet nga Babaramo”, përballë gazetarit Ilir Babaramo, Rama ka ashpërsuar tonet në momentin që gazetari e pyeti se çfarë kishte bërë në tetë vite. Këtu Rama doli nga vetja dhe i tha prerë gazetarit ta dëgjonte pasi s’kishte shkuar aty për tu marrë me thashetheme.

Pjesë nga biseda:

Edi Rama: Janë aeroportet thuajse gati, kush do vinte të…

Ilir Babaramo: Po përse…

Edi Rama: Dëgjo këtu ti dëgjo…

Ilir Babaramo: Ju lutem të ruajmë një lloj modaliteti

 

Edi Rama: Po e ruaj unë, çfarë ka këtu

Ilir Babaramo: Ruajmë qetësinë, ç’janë këto tone. Pse s’i bënë ato mbështetësit e tu këto në tetë vite

Edi Rama: Mbështetësve të mi ti tu marrësh të keqen, se kur erdhëm ne hanin njerëzit fara kungulli. Po pse more do vinte Alabaar që të investone në Shqipërinë që ‘kishte drita? ëëë? Turp të kesh që përmend këto gjëra.

Ilir Babaramo: Turp të kenë ata që e bëjnë…

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement