Rama: 208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas

Ndërsa procesi i vaksinimit në vend vijon me ritme mjaft të shpejta, 208 mijë doza të tjera vaksinash prite të mbërrin sot. Lajmin e bën të ditur kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku shkruan se dozat e vaksinave prite të mbërrin pas pak orësh.

“208 mijë vaksina të tjera zbresin pas pak orësh në Rinas”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë nuk specifikon se të cilës kompani janë vaksinat, por nga foto e publikuara nga vetë ai kuptohet se janë doza të vaksinës Sinovac, që janë ngarkuar në avionin qeveritar “Ismail” dhe prite të mbërrijnë në Rinas pas disa orësh.

Ndërkohë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se po sot do të vijën në vend edhe 8100 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e marrëveshjes prej 500 mijë dozash.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme mbërritën në vend 50 mijë doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, donacion i Republikës së Indisë, pas 4800 dozave që mbërritën të shtunën nëpërmjet mekanizmit “COVAX”. Aktualisht janë rreth 490 mijë vaksina të mbërritura në Shqipëri, ndërsa priten mbi 200 mijë vaksina të tjera në ditët në vijim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement