Plagosja në zyrën e PD, edhe Meta do të niset drejt Kavajës

Edhe Presidenti Ilir Meta do të niset drejt Kavajës.

Lajmin e jep zëdhënësi i tij, Tedi Blushi.

Sipas tij, aktualisht kreu i shtetit ndodhet në një iftar në qytetin e Elbasanit, së bashku me klerikët lokalë dhe menjëherë pas një interviste për një televizion lokal do të niset drejt Kavajës.

Tedi Blushi: Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.Për shkak se aktualisht, Kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV “Skampa”, bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement