Meta ngre tonet/ ‘Çdo pikë gjaku që derdhet në fushatë, përgjegjësi personale e Ramës dhe Ardi Veliut!’

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.

Në një intervistë në televizionin “Skampa”, Meta tha se cdo pikë gjaku që derdhet në fushatë është përgjegjësi personale e Edi Ramës, e Ardi Veliut e drejtorëve lokal të Policisë.

“Do të jetë përgjegjësi personale e Edi Ramës, do të jetë përgjegjësi e Ardi Veliut çdo presion që do bëhet në emër të votës.

Nuk është një shembull i Partisë Socialiste, sepse Partia Socialiste ka qenë shembull i demokracisë dhe i zgjedhjeve të brendshme.

Është Partia Socialiste që e bëri Kushtetutën me referendum, kjo e sotmja nuk është Parti Socialiste.

Çfarë duhet të prese Presidenti! Që e gjithë Shqipëria të jetë si Shijaku dhe Dibra! Kjo kurrë nuk ka për të ndodhur”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement