Komiteti merr vendimin: Kush vjen nga Greqia e Maqedonia karantinë dy javë! Vitet e para dhe të dyta të gjimnazit kthehen në klasa

Komiteti i ekspertëve duke parë situatën në rajon vendosi që çdo qytetar që vjen nga Greqia dhe Maqedonia do të rrijë në karantinë dy javë.

“Duke pasur situatën tonë, mendojmë që nga nesër qëndrimi në karantinë dy javë për ata që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.

Nxënësit e viti të parë dhe të dytë që kanë qene ne mësim online, mund të fillojnë mësimin  në klasë.

Shifrat e përmirësuara tregojnë se drita po duket, kemi ende rrugë . subjektet të tregohen të përgjegjshme”, tha Rakacolli

omiteti Teknik i Ekpertëve: Rikthehen në klasa shkollat e mesme, karantinë 2-javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia

 

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur që për dy javët e ardhshme, personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia bëjnë karantinë, për të kufizuar përhapjen e covid19, nisur nga situata në këto vende si dhe për shkak të lëvizjes së shtuar të pritshme, nga pashkët ortodokse. Vendimi tjetër i Komitetit Teknik lidhet me rikthimin e mësimit të kombinuar në gjimnaze.
“Afrimi i ditës së Pashkëve gjithmonë është shoqëruar me lëvizje të qytetarëve nga vendet fqinje, që mund të vendosin vendin në një situatë të rënduar epidemiologjike. Si dhe duke pasur parasysh dhe situatën tonë lokale, ku vendin e parë për numër rastesh të reja e zë Gjirokastra, pasuar nga Korça, mendojmë që duke filluar nga dita e nesërme të vendoset qëndrimi në karantinë dy javore për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, deri në datën 3 maj. Do ta rivlerësojmë, në varësi të dinamikës së situatës, do ta vlerësojmë përsëri pas dy javësh. Komiteti vlerëson se nxënësit e viteve të para dhe të dyta të shkollave të mesme, të cilët kanë qenë në mësim online, si rezultat i përmirësimit të situatës epidemiologjike në vend mund të fillojnë edhe mësimin në klasë, të futen në skenarin e kombinuar”, tha Rakacolli.
Duke folur për situatën epidemiologjike, Drejtoresha e Insitutit të Shëndetit Publik Prof. Albana Fico, deklaroi se ka një ulje të incidencës dy javore.
“Mesatarja javore e rasteve pozitive nga 172 në 138, incidenca javore ka shkuar në 108 nga 187. Mesatarja ditore të diagnostifikuar pozitiv ka zbritur nga 265 në 172. Numri total i rasteve aktive në Shqipëri është 25 mijë e 668. Numri i bashkive ka zbritur nga 36 në 33, mbetet raporti meshkuj femra 48% me 52% në raport me infeksionin ndërkohë që është e ndryshuar me humbjet e jetës. Komponent i rëndësishëm mbetet edhe numri i shtrimeve në spitale ku deri dje ka qenë 174 në spitalin Covid 1 dhe 2 dhe tre spitale rajonale, vlen për të theksuar që spitali Covid 3 dhe 4 nuk kanë pacient për momentin por janë në gatishmëri të plotë. Ulja e numrit të shtrimeve shkon edhe me uljen e personave në gjendje më të rëndë të cilët janë në terapi intensive gjithashtu edhe numri i të intubuarve, tha Fico.
Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Dr. Skendër Brataj bëri me dije se thirrjet tek 127 vijojnë të jenë konstante.
“Kemi rreth 2 mijë thirrje nga 1700 që kanë qenë. Por nga analiza që ne bëmë u vu re që kërkesa më e madhe ishte informacion mbi vaksinat, llojet e vaksinave dhe sidomos qytetarët që janë me patologji kronike duke kërkuar shpjegime më shumë. Ndërsa përsa i përket vizitave kemi rënë poshtë numrit 300 në 24 orë. Dhe për Covid në 24 orët e fundit janë vetëm 38”, tha Dr. Brataj.
Vendimet e Komitetit Teknik të Elspertëve do të vlerësohen në varësi të situatës epidemiologjike.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement