Karantina me Greqinë/ Rama pengon emigrantët që të votojnë

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi befas sot të vendosë karantinën 2-javore për të gjithë personat që hyjnë nga Greqia. Vendimit iu shtua edhe Maqedonia e Veriut. Me dy vendet Shqipëria nuk ka pasur asnjëherë karantinë që kur shpërtheu pandemia.

Vendimi duket se lidhet me zgjedhjet e 25 shkurtit. Emigrantë të shumtë shqiptarë jetojnë në Greqi dhe me mbylljen e kufirit atyre u hiqet automatikisht e drejta për të votuar.
Nëse një emigrant vendos gjatë kësaj jave të vijë në Shqipëri për të votuar, ai e ka të pamundur, sepse do të duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë. Nëse del jashtë shtëpisë, arrsetohet.

Pengimi i votimit të emigrantëve është një rast i paprecedent. Shqipëria ka numrin më të ulët të të prekurve dhe viktimave që nga nisja e pandemisë, afro 200 në ditë. Emigrantët kanë hyrë lirisht edhe kur infektimet ishin mbi 1 mijë.

Burime pranë PD, i thanë Zoom.al se vendimi është politik, për të penguar emigrantët, kryesisht ata që mbështesin PBDNJ, partinë e Vangjel Dules që është në koalicion me PD, që të vijnë të votojnë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement