“Do të tronditet Europa”/ Presidenti Meta paralajmëron trupin diplomatik për ngjarje të bujshme

Presidenti Meta paralajmëroi se këto ditë do të ketë ngjarje të rëndësishme. Në një konferencë për shtyp të mbushur me akuza ndaj Edi Ramës për listat e patronazhuesve me të dhënat personale të qytetaëve, ai tha se bëhet fjalë për ngjarje skandaloze dhe ftoi edhe trupin diplomatik që ta ndjekë në daljet e tij.

“Këto ditë do të kemi ngjarje dhe do të ftoj edhe trupin diplomatik për ta njohur me disa ngjarje skandaloze”, tha presidenti.

Ai u shpreh se do të ketë dalje herë pas here edhe gjatë ditës për t’i bërë publike këto fakte.

“Do të tronditet edhe Europa edhe bota kur t’i marrë vesh. Do të kemi ngjarje konkrete”, përfundoi Meta. /Zoom.al

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement