Del online lista e PS/ Dërgo numrin e ID për të njohur patronazhistin tënd

Ata që duan të njohin patronazhistin që u ka ngjitur nga pas Partia Socialiste, tani e kanë shumë të lehtë.

Një faqe me emrin “Patronazhsti im” është hapur online, ku përmes numrit të ID mund të zbulosh personin që pretendohet se di orientimin tënd politik.

Krijuesit e këtij sajti nuk e kanë kursyer as ironinë ndaj qeverisë, ku te “të drejtat e autorit” kanë shënuar “Komitetin Qendror”.

Sjellim në vëmendje që SPAK ka nisur verifikimet lidhur me këtë çështje, dhe ka sekuestruar serverat e portalit “Lapsi.al”.

Ishte pikërisht kjo media që publikoi i pari lajmin mbi nxjerrjen e të dhënave, që dyshohet të jenë marrë nga portali E-Albania. Bëhet fjalë për të dhëna konfidenciale të afro 910 mijë votuesve të qarkut të Tiranës, nga mosha 19 deri në moshën 99 vjeç.

Në databazë janë shënuar të dhëna personale të secilit prej nesh, nga numrat e telefonit, numri i kartës së identitetit, numri i qendrës së votimit, apo edhe vendi i punës. Dyshohet se përmes këtij sistemi “patronazhimi” Partia Socialiste krijon idetë paraprake për votën para zgjedhjeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement