‘Çmendet’ Meta: Ja sa mandate do të marrë opozita

Në konferencën me gazetarët presidenti Meta ka folur edhe lidhur me sondazhet për numrin e deputetëtve që do të sigurojnë partitë politikë në 25 prill.

Sipas tij, sondazhet tregojnë se opozita do të marrë mbi 90 mandate.

“Mos më detyroni t’ua them, por opozita merr mbi 90 mandate. Mos u habisni po ju tha se po nuk votuat PS, se tani nuk thotë më Rilindje, nuk do dalë më dielli.

Thelbi i konferencës janë pyetjet, mund të kemi cdo 2-3 orë konferenca, çdo ditë vijnë fakte të reja tronditëse. Do të tronditet Evropa, kur ta marrë vesh këtë akt të rëndë, që ka ndodhur. Do keni gjëra konkrete. Ju e dini, unë nuk zhgënjej. Sovrani triumfon më 25 prill. Nuk bëhet beteja këtu as për Edin, as për Ilirin, as për askënd, këtu bëhet për shqiptarë”-u shpreh presidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement