Sherr pranë zyrave të LSI në Sauk/ Plagosen dy persona

Në prag të zgjedhjeve parlamentare kanë nisur të regjistrohen edhe incidentet e para.

Kur na ndajnë vetëm një javë nga 25 prillit, në zyrat e LSI në Sauk janë plagosur dy persona, konkretisht R.D dhe O.D, përkatësisht 23 dhe 25 vjeç.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës dhe uniformat blu kanë sekuestruar kamerat aty pranë, ku është zbuluar se autorët janë larguar me dy automjete të ndryshme, të tipit “Benz” dhe “Audi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement