Rrëfehet Rama/ “Babai s’donte të dilte me mua se i kisha këmbët e shtrembra”

Kryeministri Edi Rama, si rrallëherë më parë, ka folur për marrëdhëniet e tij me prindërit e ndjerë, Anetën dhe Kristaq Ramën.

Rama tha se kur ka qenë i vogël, babai nuk pranonte të dilte me të për shkak se i kishte këmbët e shtrembra.

Im atë e kishte problem të dilte me mua kur isha i vogël se i kisha këmbët shumë të shtrembra. E kishte problem që çfarë është ky çun i jonë, nga ngjau por këmbët u drejtuan me kalimin e kohës”, u shpreh ai në emisionin “E Diell”, ndërsa më tej u ndal te pasioni i Kristaq Ramës për fotografinë.

Im atë kishte një aparat fotografik që e kishte marrë që kur ishte student në Bashkimin Sovjetik dhe kishte një laborator të vogël në studion e vet dhe ai i bënte këto fotografi. Ishte kronikani i familjes sonë dhe kjo është një fotografi e bërë nga im atë. Hera herës fotografonte jetën familjare”, tregoi kreu i qeverisë.

Teksa u pyet për studimet në Lice, kryeministri zbuloi se figurën autoritare në shtëpinë e tij e luante Aneta.

Unë kam bërë namin për të shkuar në lice dhe në fund fare, ai ra dakord se e pa që unë isha shumë këmbëngulës dhe doja të shkoja pikërisht aty. Ka qenë figurë e rëndësishme për mua sepse ishte një hapësire lirie, ndërkohë që ime më ishte shumë më tepër autoritare. Fuqi autoritare në shtëpinë tonë ishte Aneta, jo Kristaqi”, rrëfeu Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement