Pse Aeroporti mban këtë emër/ Rama tregon historinë e Princit të Emirateve të Bashkuara

Pak minuta më parë avioni i Air Albania zbriti në Aeroportin e Kukësit, ku mes emigrantëve ka qenë edhe kryeministri Edi Rama.

Pasi zbriti Rama mbajti një fjalim ku tregoi edhe historinë se përsë ky aeroport ka marrë emrin “Zayed Flatrat e Veriut”. Kryeministri u shpreh se Kukësi ka qenë një ndër vendet ku shumë përsona gjatë luftës kanë gjetur strehim.

“Sapo kam pasur kënaqësinë e jashtëzakonshme të zbres nga një avion real, në këtë aeroport real me njerëz real. Sot është një ditë fantastike për Kukësin për Shqipërinë për të gjithë shqiptarinë dhe në radhë të parë dua të jap një shpjegim për emrin. Ky aeroport quhet “Zayed flatrate veriut”, sepse ky nuk është vetëm i ri ky është një vend kujtese dhe godina është një tempull i kujtesës së kësaj zone, të këtij komuniteti kudo jetojnë shqiptarët. Në këtë zonë u ngrit kampi i madh i atyre që u shpërngulën nga shtëpitë me dhunë dhe Kukësi ishte stacioni më i populluar. Ketu erdhën njerez nga shumë vende por erdhi mbi të gjitha Prici i Emitratëve të Bashkuara Sheiku Zayed. Që më një vision gjenial i dha jetë Emirateve të Bashkuara Arabe. I jati e nisi të birin me kryeministrin e Dubait dhe erdhën këtu për tu kujdesur për refugjatët e luftës dhe ai kishte dhënë urdhër që urgjentisht të hapej pista dhe gjurma e kësaj piste është gjurma e kësaj historie të jashtëzakonshme prë ata që kishin nevojë në atë moment. Dhe princi i kukorës e kujton ditën kur i jati e merrte dy herë në telefon dhe i thoshte: Biri im bëni kujdes në shprëndjarjen e ndihmave , bëni kujdes që në shpërndarje të mos ndodh që askush mos bëjë  dallim për arsye fetare sepse të gjithë që janë aty zoti I ka bërë motra dhe vëllezër”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement