Histori e ndaluar dashurie/ Ersonelda: Duan të më martojnë me dikë që ka para

Mbrëmjen e djeshme programi “Dua të të bëj të Lumtur” trajtoi historinë e ndaluar të dashurisë midis Stiljanos dhe Ersoneldës. Ata ishin njohur që në fëmijëri me njëri- tjetrin. Por në këtë histori dashurie kishin ndërhyrë familjarët e Ersoneldës të cilët nuk i lejonin me arsyen se ata ishin kushërinj.

Në prapaskenë ndodheshin familjarët e Ersoneldës të cilët e kishin shoqëruar atë në studion e programit te cilet kërkuan disa herë që transmetimi të ndërprehet. Ersonelda vazhdoi të rrëfente historinë e dashurisë me Stiljanon, ajo tregoi se kjo lidhje ishte ndaluar nga të gjithë familjarët e saj me argumentin se e kishte kushëri Stiljanon. Por e vërteta sipas Ersoneldës ishte shumë ndryshe:

“Ata dëshirojnë që unë të martohem me dikë tjetër, që ka para. Dikë nga jashtë Shqipërisë ose në kryeqytet. Ata thonë që po u martova me Stiljanon do rri në të njëjtin vend, por unë e dua Stiljanon”- tha Ersonelda.

“Ersonelda unë të premtoj se çdo gjë do ta kalojmë bashkë. Nuk ke arsye pse të kesh frikë nga askush, unë dhe ti do të jemi bashkë, nuk do të të lë kurrë vetëm!”- tha Stiljano.

E vendosur përballë një presioni kaq të madh, Ersonelda e frikësuar kërkoi që të thirreshin oficerët e policisë, pasi situata po bëhej tepër e rrezikshme për të dhe Stiljanon.

Policia erdhi në studiot e “Top Channel” duke shoqëruar në komisariat familjarët e Ersoneldës. Ersonelda pranoi propozimin për martesë të Stiljanos duke vendosur që të jetojë dashurinë e ndaluar për gjithë këtë kohë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement