Hiqeshin si policë arrestohen 2 shqiptarë, kapja aksion filmash

Dy trafikantë shqiptarë të cilët prezantoheshin si policë, u arrestuan të enjten nga autoritetet greke. Aksioni për arrestimin e tyre nisi rreth orës 20:50 të së enjtes. Fillimisht në pranga u vu një 30-vjeçar ndërsa shoku i tij tentoi të shtypte me makinë policinë.
Dy shqiptarët ishin vendosur nën vëzhgim prej të paktën tre muajsh pas informacioneve se do të trafikonin sasi kokaine. Sipas shkresës së publikuar në mediat greke, policia ndërhyri në zonën Megalou Vassiliou, ku 39-vjeçari shqiptar po afrohej me një Volkswagen Passat. Ai u takua me 30-vjeçarin dhe i dha një çantë. Ky i fundit pasi mori porosinë u largua drejt një makine tip BMW.
Një prej oficerëve të policisë i tha mediave se kur ata thirrën “Ndalo”, 30-vjeçari u bind dhe dorëzoi çantën me 50 gram kokainë. Ndërsa 39-vjeçari ktheu timonin dhe tentoi të përplasje një oficer policie.
“Kur zbuloi se nuk mund të largohej sepse kishim bllokuar rrugën, ai u nis përsëri dhe duke e kthyer automjetin drejt kolegëve të mi dhe veçanërisht drejt meje që i isha afruar në këmbë, duke kërcënuar.
Ekzistonte një rrezik i menjëhershëm për të na goditur rëndë. Me ndihmën e kolegëve nga ekipi i DIAS dhe veprimi i menjëhershëm, ne arritëm ta mobilizonim atë në Rrugën Kombëtare Athinë-Lamia”, ka deklaruar ai.
Oficeri i policisë që vuri në pranga bashkëpunëtorin e tij 30-vjeçar me BMW tregon se çfarë i tha ai në momentin e arrestimit. “Ai na tha se ishte një oficer i policisë sekrete shqiptare dhe se po vepronte në Greqi me qëllim që të mblidhte informacion dhe të informonte autoritetet shqiptare dhe na tregoi një dokument përkatës”.
Në pranga bashkë me dy shqiptarët u vu edhe gruaja e 39-vjeçarit pasi akuzohet se ishte pjesë e të njëjtit rrjet ndërkohë që vijojnë hetimet për zbuluar anëtarët e tjerë të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement