E kishte paralajmëruar prej kohësh, Ardian Bujupi zbulon surprizën e madhe për 10-vjetorin e karrierës

Shumë muaj më parë, Ardian Bujupi paralajmëroi se po përgatiste diçka madhështore për 10-vjetorin e karrierës së tij, që përkon me këtë vit.

“Në vitin 2021 bëhen 10 vite që po më përkrahni mua dhe unë po këtë vit do të nxjerr projektin më të madh të karrierës sime”, shkroi Adriani në një postim në nëntor të 2020-s.

Dhe në fakt ai e ka mbajtur fjalën dhe sot ka zbuluar surprizën e madhe që po e prisnim prej muajsh. Këngëtari ka zbuluar se për 10-vjetorin e karrierës, do të publikojë projektin më të rëndësishëm. Ai ka përgatitur një album me 10 këngë, i cili po ashtu mban titullin “10” dhe do të lançohet në muajin maj.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, ka shkruar Bujupi, i cili ka ftuar fansat e tij që ta rezervojnë paraparkisht albumin në platformat digjitale.

 

 

Këtë vit, Ardian Bujupi ka qenë një nga artistët më aktivë në muzikë. Ai ka publikuar disa këngë që nga nisja e 2021-shit dhe më e fundit është “Baila Morena”, të cilën e lançoi në 16 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement