Avioni i parë në Aeroportin e Kukësit/ Balluku zbulon mesazhin që i dërgoi Ramës 4 vite më parë

Avioni i Air Albania është ulur sot për herë të parë në aeroportin “Zayed” të  Kukësit.

Ministrja Belinda Balluku në fjalën e saj tha se ishte dhe vetë skeptike që do të përfundonte në kohë.

Sa i përket faktit që avioni nga Londra u ul fillimisht në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas dhe më pas udhëtoi drej Kukësit, ajo tha se kjo ka të bëjë me rregullat ndërkombtare.

“Ka qenë një punë intensive. Nuk ka një aeroport në botë që të bëhet më shpejt se kaq.

Të gjithë ata që kanë kontribur në këtë vepër kaq të rëndësishme, një grup njerëzish që kanë punuar ditë e natë.

Në 2018, Rama nxorri një twitter ku thoshte se Kukësi do ketë një aeroport ndërkombëtar. Menjëherë i kam nisur një mesazh. I shkrova se ishte shumë i vështirë për t’u naviguar. Ai më tha që do e bëni, sepse e di që do e bëni, prandaj nisni nga puna.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement