Ana tregon pse tradhtojnë burrat: Vajzat pas 2 muajsh lidhje bëhen si nëndaja ime

 

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ana Lleshi, ishte e ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku u diskutua në lidhje me temën se pse tradhtojnë burrat?

Ajo u shpreh se një burrë që tradhton nuk quhet burrë. Madje Ana shtoi se nëse i dashuri e tradhton, ja ka falur asaj tjetrës pasi ai vlen zero.

“Vajzat zakonisht kur lidhen, vishen, zbukurohen që të duken sa më bukur te partneri. Por pasi kalojnë 1-2 muaj, bëhemi si nëndaja ime. Ai është mësuar të të shohë bukur, të do dhe të respekto. Por shikon një më të bukuar. Ajo e tërheq fizikisht. Unë mendoj se femra duhet ta mbaje veten gjithmonë, jo vetëm në 3-mujorin e parë”, tha më pas Ana.

Duke iu drejtuar femrave, ish-konkurrentja tha se meshkujt kanë nevojë për shumë adrenalinë.

“Jepuni shumë adrenalinë nëse nuk doni që të shkojë te tjetra. E nëse ai shkon te tjera, në rrotë të somës, dhe ajo fatlumja që do ta ketë pas teje dhe pas meje, ja ka fut vetes”, përfundoi Ana.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement