Super hit! Këngën e Stresit në bashkëpunim me reperin anglez s’duhet ta humbisni

E kishim pritur prej kohësh dhe më në fund Stresi publikoi super bashkëpunimin me reperin e famshëm anglez C Biz, që mban titullin ” Feel Good”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë reperi teksa ka publikuar në Instagram një sekuencë nga videoklipi i këngës ku shihet i rrethuar nga vajza seksi. Xhirimet janë bërë jashtë shtetit me avion dhe makina të shtrenjta.

 

Më herët, Stresi ka treguar se ndihej shumë i nderuar që pati mundësinë të njihet me C Biz dhe që për më tepër do të ketë edhe një duet me të në repertorin e tij.

Ndërkohë Stresi paralajmëroi para pak ditësh ndjekësit e tij në Instagram për këngën.

“Duroni të shtunën në 19:00. ‘Feeling good’ bëhuni gati gjithë shqipet e mi me të madhin C Biz”, shkroi Stresi përkrah videos nga videoklipi i këngës.

Reperi shqiptar prej mujash është arratisur në Mbretërinë e Bashkuar, por ka qenë mjaft aktiv në muzikë. Në muajin janar ai solli një super bashkëpunim me reperin Fero me titullin “Mahall”. Teksa kanë kaluar 3 muaj nga lançimi, kënga numëron gati 4 milionë klikime në “Youtube”.

Kujtojmë se disa ditë më parë në media bëri bujë paqja e vendosur papritur mes Noizy-t dhe Stresit. Dy reperët që gjithmonë janë parë si armiqtë më të fortë të njëri-tjetrit dhe që shpesh janë përplasur edhe fizikisht, i dhanë fund çdo debati duke ngritur flamujt e bardhë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement