Republika Çeke dëbon 18 diplomatë rusë, akuzohen për spiunazh

Shërbimet e inteligjencës Çeke kanë identifikuar 18 anëtarë të ambasadës Ruse në Pragë si agjentë të shërbimeve të spiunazhit të Moskës, ka thënë Ministri i Jashtëm Çek, Jan Hamacek.

“Tetëmbëdhjetë zyrtarë të ambasadës ruse duhet të lënë vendin tonë brenda 48 orësh,” tha ai.

Kryeministri Çek Andrei Babiç dhe Ministri i Jashtëm gjithashtu thanë se kishte dyshime se shërbimet sekrete ruse ishin të përfshira në bombardimet e vitit 2014 në një depo të ushtrisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement