“Ora e ndryshimit po vjen”/ Basha: Edi Rama do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral  në Rreshën të Mirditës u shpreh se këto zgjedhje janë vendimtare, nga ku theksoi se të gjithë shqiptarët e dinë që ora për ndryshim po afron.

Sipas Bashës, edhe kryemninistri Edi Rama e di që më 25 prill ai do të humbasë dhe Shqipëria do të fitojë.

  “Këto janë zgjedhje vendimtare. Do të kemi pjesëmarrjen më të madhe në historinë tonë. Mirditorët janë trima dhe e kanë dëshmuar në histori e ata do ta tregojnë me votë se duan ndryshimin.

Asnjë nënë mirditore nuk duhet më të vuajë për djemtë dhe vajzat në emigrim. Kam zgjedhur që të shkoj në nëntë qytete të Shqipërisë, dhe e dinë të gjitha qytetet se ora e ndryshimit po afron. E di dhe Edi Rama se ora e ndryshimit po afron. Ai e ka mësuar se më 25 prill, ai do të humbë e Shqipëria do të fitojë. Ndizni dritat e shpresës, vëllezër dhe motra mirditorë, për familjet tuaja, të gjithë, për fëmijët tuaj dhe të ardhmen e vendit”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement