Mbërrijnë doza të tjera Astra Zeneca/ Manastirliu: Pritet të vijnë 250 mijë vaksina në ditët në vijim

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga Rinasi, deklaroi se ditën e sotme në aeroportin Nënë Tereza kanë mbërritur 40 800 doza të vaksinës Astra Zeneca.

Ministrja u shpreh se deri tani janë vaksinuar mbi 300 mijë qytetarë dhe shtoi se pritet që në ditët në vazhdim të vijnë në vendin tonë mbi 250 mijë vaksina.

  “Aeroporti “Nënë Tereza” Mbërrijnë 40,800 doza të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax, teksa presim mbi 250,000 vaksina në ditët në vijim, për të mos u ndalur ritmin e lartë të vaksinimit, derisa çdo qytetar të mbrohet nga virusi i rrezikshëm. Deri tani janë vaksinuar 300 mijë qytetarë.”, shprehet Manastirliu.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement