Atdheu tregon jetën si emigrant: Makinën ma kanë bërë sallatë, në Europë pastroja shtëpi 

 

Atdhe Xharavina, ka dhënë intervistën e tij të parë për jetën private në emisionin ‘Glamour Zone’.

Ai tregoi për problemet që ka hasur në 4 shtete.

Moderatorja : Vitin e kaluar janë publikuar disa foto të tuat ku të ka ndaluar policia në kufi. Pse?

Atdhe Xharavina: Ato foto janë shkrepur më parë. Dhe ma kanë bërë makinën sallatë siç i themi ne në Kosovë. Katër shtete kishin urdhër të ma çmontonin makinën sa here kaloja në kufi. Më akuzonin për narko-trafik.

Moderatorja : Ti e ke kryer këtë si vepër penale?

Atdhe Xharavina: “Jo, kjo nuk është e vërtetë. Bashkë me avokatin tim, tani e kemi zgjidhur këtë problem.”

Ai gjithashtu tregoi vështirësitë që hasi në Europë. Ndër punët që ka bërë, ai përmendi ndërtimin, larjen e pjatave dhe pastrimin. Kjo e fundit ju duk shumë e çuditshme moderatores dhe madje e pabesueshme, ndaj e pyeti:

Çfarë ke pastruar në Europë?

Atdhe Xharavina: “Shtëpia.”

Moderatorja: Po më gënjen….

Atdhe Xharavina: “Po ke ndonjë gjë për të pastruar në shtëpi, më thërrit se vij unë menjëherë.”

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement