A do ta dekretojë Ramën për një mandat të tretë?/ Meta jep përgjigjen i prerë

Presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp i pyetur nëse do ta dekretonte kryeministrin Edi Rama për një mandate të tretë ai u shpreh se këtë gjë do ta tregojë pas zgjedhjeve.

Më tej, ai u shpreh se pas një jave  nuk do të ketë më patronazhistë.

“Kjo është një pyetje që do ta diskutojmë pas zgjedhjeve, kemi bërë shumë padi në prokurori. Në ditët e ardhshme do të ketë padi të tjera. Shpresoj që prokuroria të veprojë, vjedhja e të dhënave personale janë një skandal. Të gjithë patronazhistët do të bëhen tutorë.

  Për çdo problem që ti ke ata të detyrojmë të kthesh prapa e të  thonë të shkosh në rrugën e partisë. Si arritën nazistët të kenë pushtet. Është çështje e natyrës njerëzore. Edhe një javë dhe  nuk ka më patronazhistë. Do të jenë të gjithë të barabartë përpara ligjit. Ju ftoj të tregoni qytetari dhe të demonstrojmë se jemi popuj shqiponjash dhe që meritojnë vendin në BE. “, u shpreh Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement