Posedonte automatik dhe municione/ Korçë, prangoset një 41 vjeçar

Një 41 vjeçar nga Korça është vënë në pranga për armë mbajtje pa leje.

Forcat e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, në Turan, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri tip automatik dhe 6 fishekë, që i mbante pa lejen e organeve përkatëse.

  Tashmë me hetimet e mëtejshme po merret Prokuroria e Korçës.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Maska.al” dhe page ne FB mjafton të klikoni: Join Group dhe Like Page kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 



Advertisement